
Sports
Ekspeditë në Dolomite, Itali. 06 - 10 Korrik 2026
À propos de l'événement
🌟 Happy Trails Kosovo ju fton në një udhëtim mahnitës 5-ditor në Dolomite, Itali! Ky aventurë përfshin:
- 🥾 3 ditë ecjeje (hiking) dhe akomodim në hotel alpin.
- 🌲 Dolomitet janë një nga malet më të bukura në botë, me pamje të gjelbra, shkëmbinj të lartë, lumenj dhe liqene me ujë të kristalt.
- 🗺️ Gjatë ekspedisë do të vizitojmë 3 nga vendet më spektakolare të Dolomiteve.
📅 Itinerari:
1️⃣ Dita 1: Mbërritja në Dolomite
- Nisja nga Tirana në mëngjes dhe arrijme në Treviso.
- Vozitje me minibus për rreth 3 orë deri në hotelin alpin, ku do të qëndrojmë për 3 netët.
2️⃣ Dita 2: Seceda Viewpoint
- Një ditë e gjatë me pamje fantastike. Ecje standarde: 18 km 📈1200m 📉1200m. Opsion më i lehtë: teleferik deri te bujtina dhe vetëm 5 km me 350m ngjitje e zbritje.
3️⃣ Dita 3: Liqeni Lago del Sorapis
- Një nga liqenet më spektakolare të Evropës me ujë të kristalt. Ecje: 9 km 📈250m 📉250m.
4️⃣ Dita 4: Tre Cime
- Perla e udhëtimit! Shihni tri majat e famshme të Dolomiteve. Ecje: 11 km 📈450m 📉450m.
5️⃣ Dita 5: Opsion për vizitë në Venecie paradite për ata që dëshirojnë. Fluturimi i kthimit për në Tiranë më mbrëmje (1.5h).
💰 Çmimi: 650€ për person
🔍 Çfarë përfshihet:
- Biletat kthyese Tirana – Treviso me çantë shpine.
- Transporti me minibus brenda Italisë.
- Hoteli alpin në Dolomite (dhoma 2 ose 3-she).
- Guidat e udhëtimit dhe hyrjet në parqet kombëtare.
- Hoteli në Treviso me mëngjes.
- Mëngjes dhe dreka piknik (vertpergatitje - lunchbox).
❌ Çfarë nuk përfshihet:
- Darkat (mund të hani në restorante ose të gatuani vetë).
- Bagazh shtesë: +10 kg = 60€, +20 kg = 80€.
📞 Rezervime:
- WhatsApp dhe Viber: Longardi: +383 49 583 099 | Ermali: +383 43 777 061
- Pas rezervimit, parapagim 400€ në llogarinë e Happy Trails Kosovo, pjesa tjetër 250€ paguhet në Itali.
👥 Kapaciteti i udhëtimit: 20 persona (aktualisht ka 8 vende të lira). Në rast të anulimit, shuma e parapaguar nuk kthehet.
✨ Jetoje jetën!
Événements similaires
Lieu
Rruga Salih Çeku 33, 51000 Deçan, Kosovë
Itinéraire